Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.02.2018 04:33

​Rosuja e Pejës bëhet me rrjet të ri elektrik

Pejë | 07/02/2018 12:10

Fshati Rosujë që gjendet në komunën e Pejës ka komunitet ndërmarrës.

Megjithatë, kualiteti i dobët i energjisë elektrike nga paslufta ka bërë që banorët të mos mund të kryejnë punët e tyre. Gjithashtu edhe ekonomitë familjare nuk kanë kaluar mirë si pasojë e rrjetit elektrik jo- stabil.

Është Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ajo e cila ka ardhur me një projekt të rëndësishëm investiv me qëllim përmirësimin e rrjetit elektrik në këtë anë.

Liridon Berisha, një nga banorët e fshatit Rosujë pret shumë nga projekti investiv i KEDS-it. “Kemi hequr shumë keq me energjinë e dobët. KEDS-i ka ardhur më projekt. Ja mund t’i shihni, shtyllat, trafon dhe kabllot. Këtu ka ferma, i shihni. Punohet këtu. Por e kaluara nuk ishte e favorshme. Tash kanë punuar. Neve na duhet rrymë stabile dhe kualitative”, thotë Liridon Berisha nga fshati Rosujë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala deklaroi që investimi është tejet serioz dhe se ishte më se i nevojshëm. Buzhala tregon edhe për numrat e saktë se sa paisje elektrike janë vendosur në kuadër të këtij projekti në Rosujë.

“Trafo e re e standardeve të fundit europiane 160 kVA, lartëpërçuesi i ri, 40 shtylla të tensionit të ulët,32 të tjera të tensionit të lartë, 2 mijë metra kabllo, do të thoja është emërtimi i këtij projekti. Tensioni vie kualitativ dhe stabil”, thotë Viktor Buzhala nga KEDS.

Janë më shumë se 20 ekonomi familjare që kanë përfituar dhe do të përfitojnë edhe më shumë nga ky projekt i KEDS.


Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress