Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:30

​Ridestinimi i mjeteve për ndërtimin e sallës koncertale shqetëson komunitetin e muzikës

Prishtinë | 12/07/2019 08:47

​Filharmonia e Kosovës, Dega e Artit Muzikor i Fakultetit të Arteve dhe komuniteti i muzikës klasike në Kosovë sot kanë paralajmëruar një konferencë për media.

Kjo pas lajmit për ridestinimin e 15.4 milionë eurove të planifikuara për ndërtimin e sallës koncertale në kryeqytet.

Sipas tyre, humbja e mundësisë për realizimin e një projekti i cili do t'i sillte kryeqytetit sallën e parë koncertale është i papranueshëm dhe si i tillë nuk duhet të ndodh.  

Në konferencë do të bëhen të ditur edhe hapat që komuniteti do të marrë derisa kërkesa për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë të realizohet.

Ndryshe, ka qenë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që ka njoftuar se Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për sallën koncertale në Prishtinë.

“Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyrës së BE në Prishtinë.Meqenëse tani edhe e kemi marr letrën jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se zyra e BE e ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës së qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019. Sipas tij, salla do të bëhet në këtë mandat./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress