Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 07:16

​Riatdhesohen nga Franca 60 shqiptarë, Voda: Kërkimi i azilit ju penalizon

Tiranë | 12/06/2019 16:58

60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar sot në aeroportin e Rinasit.

Avioni me shtetasit shqiptarë zbriti në pistën e Aeroportit të Rinasit në orën 13:45.    Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ishin prezent gjatë riatdhesimit të 60 shtetasve shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri thirrje qytetarëve të mos kërkojnë azil, pasi kjo mund t’i penalizojë në të ardhmen. Sipas saj, qytetarët që kapen jashtë rregullave të lëvizjes Shengen, nuk do lejohen të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kjo për disa arsye. Në fillim për ata vetë, për faktin se është një kosto e madhe për ta të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, duke lënë gjithçka pas dhe më pas të rikthehen e të rinisin nga e para dhe këtu në vendin e tonë. Po ashtu, kjo është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkundi, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë më në shtetet e zonës Shengen”, bëri të ditur Voda.

“Më duhet t’ju njoftoj se në kuadër të vizitës së ministrit të Brendshëm shqiptar në Francë para disa kohësh, me ministrin e Brendshëm francez u dakordësua që procedurat e riatdhesimit do ishin më të shpeshta. Ndaj ju lutem qytetarëve shqiptarë, është e drejta e tyre të migrojnë, por të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurt”, theksoi Voda./atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress