Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:00

​Rezultatet përfundimtare, sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

Prishtinë | 08/11/2019 07:42

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Ndryshe, ankesat e para vetëm kanë shkuar në adresë të PZAP-së.

Partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress