Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:08

​Republika e Turqisë e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

Prishtinë | 20/09/2019 15:48

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Muhterm Ince.

Sipas MPB-së, në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.

“Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Shkodra, takoi shefin e Policisë Turke, Mehmet Aktaş. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në fund të vizitës zëvendësministri Shkodra vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, Yılmaz Çolak. Gjatë takimit u bisedua për trajnimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit dypalësh, midis Akademisë  së Turqisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress