Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:13

​Reka: Serbia do të njohë Republikën e Kosovës brenda 2-3 viteve

Prishtinë | 14/04/2019 15:05

Hapja e kapitullit të 35 të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, do të bëjë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës brenda 2-3 viteve, ndryshe serbët nuk do të arrijnë cakun e tyre për integrim në BE.

Kështu ka thënë kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, i cili në Kosovë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përgjatë viteve.

Reka për KosovaPress thotë se Beogradi zyrtar duhet të debllokojë rrugën e Republikës të Kosovës në anëtarësimin në OKB, ku më pas të dy vendet, të barabarta me njëra-tjetrën, do të mund të lidhnin një marrëveshje historike që do të çonte në njohjen në mes dy shteteve.

Reka thotë se Qeveria e Kosovës do të ishte dashur të dëgjonte këshillën e mikes së saj, Amerikës për të pezulluar taksën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë.

Ai ka adresuar kritika për pengesat që Serbia po i bënë Kosovës edhe në mënyra të tjera, teksa ka thënë se problemi shqiptaro-serb nuk zgjidhet me ndryshim të kufijve.

Sipas tij, tregtia me territore nuk do të ishte një alternativë e mirë, pasi që më parë duhet arritur marrëveshja historike ndërmjet dy vendeve, e tek atëherë të diskutohej për një gjë të tillë.

Për taksën 100 për qind, Reka thotë se fillimisht ishte vendim i një shteti sovran, e një qeverie që ka të drejtë të aplikojë taksa dhe tarifa doganore të reciprocitetit, bazuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Efekti i arritur me taksën, sipas tij, mund të maksimalizohet me avancime në procesin negociator.

Ndryshe, duke folur për rolin e shqiptarëve, Reka ka thënë se populli shqiptar është faktori më kredibil perëndimor në Ballkan./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress