Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.08.2017 05:23

​Reagojnë turqit e Prizrenit për heqjen e flamurit të tyre

Prishtinë | 17/02/2017 18:00

Partia Demokratike Turke ka reaguar sot me rastin e heqjes së flamurit turk në Prizren.

“Flamuri turk, përpos që është flamur i Republikës së Turqisë ai është edhe flamur i komunitetit turk të Kosovës. Sulmi i bërë ndaj flamurit turk konsiderojmë jo vetëm si sulm i bërw komunitetit turk por edhe një akt kundër vlerave demokratike dhe vlerave  multietnike dhe vlerave Evropiane të Kosovës.

Dëshirojmë të theksojmë se sulme të tilla të cilët po përsëriten kohët e fundit, janë duke e shqetësuar komunitetin tonë, në këtë aspekt presim që sa më parë akterët e këtij sulmi të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

 

Kjo parti kërkon nga institucionet e Kosovës, nga presidenti, Qeveria dhe parlamenti  të dënohet ashpër këtë akt dhe të ndërmarrin hapat zyrtare për zbardhjen e këtij rasti.

 

 

Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress