Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:21

​Reagimi rus për ushtrinë e Kosovës

| 05/12/2018 15:25

Moska vlerëson se formimi i ushtrisë mund të ketë pasoja serioze për sigurinë në Ballkan.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë vlerëson se “një hap i tillë mund të jetë shkelja më e rëndë direkte e Rezolutës 1244 e OKB-së”.

Kjo është edhe një hap provokues dhe destabilizues pas  vendosjes së taksës prej 100 ëprqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
“Ushtria mund të sjell pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë por edhe sigurinë e Ballkanit në tërësi”.

Nga Moska shpresojnë se forcat ndërkombëtare që janë në Ksoovë do t;i përmbahen mandatin që kanë dhe një rast të “paralajmërimit të strukturave të tilla menjëherë do të marrin masa për neutralizimin e tyre dhe çarmatimin”

Sipas MPJ-së rusë sponzoruesit e Prishtinës BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion tek shqiptarët e Kosovës që të tërhiqen nga vendimet e tyre provokuese dhe t’i ndalin ato.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress