Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:14

​Rashiq: Vuçiq e ka frikë Kurtin, pasi nuk do ta ketë të lehtë me të si e kishte me Thaçin e Haradinajn

Prishtinë | 08/11/2019 22:12

Ish-kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq ka thënë se Vuçiq e ka frikë Albin Kurtin, sepse nuk do ta ketë të lehtë me të, siç e kishte me presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj.

“Vuçiqi frikësohet se nuk ka me i shku mirë me Albinin, siç i ka shku me presidentin Thaçin  dhe ish-kryeminsitrin Haradinaj”, është shprehur Rashiq, pasi sipas tij, Albin Kurti nuk është naiv dhe nuk i ka borxh askujt, ka thënë ai për T7.

Nenad Rashiq ka akuzuar Beogradin zyrtar për manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, duke pohuar se në Serbi janë grumbulluar votat e serbëve, vetëm për Listën Serbe, të cilën qeveria e Serbisë e dirigjon.

Ai ka thënë se në një qendër në Nish janë mbushur fletëvotime, para se të dërgoheshin në Kosovë.

“Në Nish grumbullohen votat e serbëve dhe bëhen fletëvotime false”, ka deklaruar Rashiq. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress