Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:26

​Raportimi i Zhiviq në komision, Musliu: Nuk kemi nevojë të shohim një ministër si syret

Prishtinë | 14/03/2019 14:06

Takimi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural nuk ka kaluar pa debate të ashpra dhe ‘mollë sherri’ është bërë ministrja e re e Bujqësisë Dijana Zhiviq.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Bujqësi, Muharrem Nitaj, ka kërkuar mirëkuptimin e  anëtarëve të komisionit për shkak se ministrja Zhiviq ka obligime tjera dhe se duhej të largohet para kohe nga takimi.

Kjo ka shkaktuar reagimin e anëtares së Komisionit nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka theksuar se anëtarët e komisionit është dashur të informohen një ditë më herët, pasi kryetari i komisionit ishte në dijeni për një gjë të tillë.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Bujqësi Muharrem Nitaj tha se beson që do të ftojnë serish ministren Zhviqi në takim me komisionin, pas vërejtjeve të anëtarëve të këtij komisioni.

Megjithatë, anëtarja e Komisionit Ganimete Musliu kërkoi që të mos ftohen ministrat në raportime të tilla, kur ata nuk kanë kohë për të dhënë përgjigje dhe të duken aty sa për ‘syret’./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress