Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 11.12.2018 12:14

​Ramosaj: Falë përkrahjes së kryeministrit po fillojmë projektet infrastrukturore në Deçan

Deçan | 04/07/2018 22:41

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka dalë sot në inspektimet të disa projekteve infrastrukturore që kanë nisur në komunën që ai menaxhon. .

Gjatë inspektimeve ai ka treguar për disa projekte që po implementohen, si ato për rregullimin e kanalizimeve dhe ujërave të zeza., asfaltimin e rrugëve si dhe ndërtimin e memorialëve për dëshmoret dhe martirët e komunës.

Ai ka thënë se falë përkrahjes së nivelit qendror, sidomos kryeministrit Ramush Haradinaj, po nisin projektet infrastrukturore të nevojshme për Deçanin.

Kryetari po ashtu ka njoftuar se nesër dhe gjatë javës së ardhshme priten të nisin gjithsej edhe 7 projekte tjera. /KosoavaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress