Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:49

​Rama: Meta e Berisha duan kaos dhe shthurjen e Shqipërisë

Tiranë | 13/06/2019 12:47

​Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po flet në seancën plenare ku po diskutohet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta. Shefi i ekzekutivit shqiptar tha sot jemi të detyruar të merremi me një akt brutal dhe të papërgjegjshëm të presidentit.

Rama tha se Shqipëria është treguar shumë bujare me Ilir Metën së cilit ia ka besuar postet më të rëndësishme ende pa mbushur të pesëdhjetat.

“Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria, kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu, të cilin pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër në histori edhe kryeministër, kryetar kuvendi, edhe president republike. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet dhe i është dhënë kaq e kaq herë mundësitë të rilind i penduar, i kthjelluar. Kujt përpara se Ilir Metës i takon të pyesë veten se çfarë mund të bëj që t’ia lajë detin me borxhe që i ka Shqipërisë, që t’ua lajë shqiptarëve pa dallim lumin me borxhe, që t’ua lajë socialistë e zgjedhësve të mijë borxhet e të gjitha moteve e rasteve kur më kanë mbështetur mua, më kanë falur zullumet e mija”, deklaroi Rama.

Kryeministri deklaroi se Ilir Meta me pangopësinë e tij të pashpjegueshme nuk do ndihej mirë sikur të shpallej edhe mbret i të gjithë shqiptarëve.

Rama tha se Meta me Sali Berishën e gënjejnë veten se mund ta rrënojnë atë nga pushteti me molotëvet e Bashës dhe mallkimet e Kryemadhit.

Duke u kthyer tek data e zgjedhjeve, kryeministri shqiptar tha se po bëhemi dëshmitarë të një tjetër zarari të madhe dhe të kot e të dëmshëm.

“Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën, anuloi zgjedhjet. Për të gjithë ata që duan të logjikojnë mbi këtë situatë: Çfarë interesi vetjak, personal kam unë nga bindja që kjo s’është koha për negociata po për zgjedhje. PS drejton thuajse gjithë bashkitë kryesore, qeveria ka 10001 probleme, ekonomia goditet nga ky tension po ashtu turizmi”, tha ai.

Ai akuzoi se Meta dhe Berisha synojnë shthurjen e shtetit dhe duan kaos duke manipuluar edhe me, siç i quajti, kukullat e tyre Bashën e Kryemadhin.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress