Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:20

​“Radio Gjakova” shënon 40-vjetorin

Prishtinë | 09/11/2019 07:15

Radiostacioni lokal i Gjakovës “Radio Gjakova”, sot shënon 40-vjetorin e nisjes së punës.

Qyteti i Gjakovës i njohur për traditën që ka në fushën e arsimit dhe të kulturës ndër shekuj, në mbarim të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar u pasurua edhe me mediumin e parë radiofonik, “Radio Gjakovën”, që u themelua nga Kuvendi i Komunës.

“Radio Gjakova” filloi të dëgjohet në eter më 9 nëntor të vitit 1979 si medium i parë i informimit lokal në Gjakovë. Që nga ajo ditë, zëri i “Radio Gjakovës” u bë pjesë e pandashme e përditshmërisë gjakovare, duke pasqyruar në mënyrë të denjë dhe të besueshme realitetin dhe rrjedhën e ngjarjeve në komunë, deri më 1991 kur nga forcat serbe u dëbuan me dhunë nga puna, duke u imponuar qytetarëve të Gjakovës, me afro 97 % shqiptarë, radio program në gjuhën serbe.

Me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe të UÇK-së, më 14 Qershor 1999, Radio Gjakova ishte e para radio në Kosovë, që rifilloi punën duke i dhënë kështu popullatës një ndihmesë të madhe, në të gjitha drejtimet, në fazën e emergjencës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress