Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 03:44

​Qeveria kërkon të shesë 30% të aeroportit të Athinës

Prishtinë | 11/09/2019 20:00

Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi sot ministri i Financave në kohën kur qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.

“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij Twitter, pas një mbledhje të qeverisë mbi këtë çështje.

Ky aeroport, më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress