Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.11.2017 11:59

​Qeveria e Kosovës: Aktivitetet nukleare të Koresë Veriore rrezikojnë paqen

Prishtinë | 13/09/2017 18:31

Qeveria e Kosovës i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë.

“Provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës rreshtohet përkrah botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress