Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:36

​Punëtorët në Kosovë vazhdojnë të jenë të pambrojtur, nevojitet shtim i inspektorëve

Prishtinë | 30/10/2018 11:45

Rastet e aksidenteve në vendin e punës janë shtuar, ndërsa sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbetet sektori me rrezikshmërinë më të lartë për punë.

E për të ofruar më shumë siguri dhe shëndet në punë e rrugë u pa që të punohet me shumë për zbatimin e kontratës kolektive, si dhe të  shtohet  numri  inspektorëve.

Kështu u tha në tryezën e organizuar në kuadrin e platformës ‘Kosova që duam’ në fushën “punë dhe jetë të dinjitetshme”, KLGI dhe Fondacioni FriedrichEbertStiftung (FES) me temën “Mekanizmat Institucional për mbrojtjen e punëtoreve”.


Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli u shpreh se Kosova ka krijuar bazë të mirë legjislative sa i takon ofrimit të një pune më të sigurt dhe të shëndoshë.

Krahas angazhimit të institucioneve përgjegjëse ai tha se është evidente se nuk po zbatohet kontrata kolektive, dhe për këtë çështje janë duke bërë edhe shtesa tjera ligjore.

Dukolli theksoi  se në vitet e fundit janë shtuar aksidentet e punëtorëve në  vendet e punës , dhe  numri i inspektorëve duhet të rritet.

Sipas zëvendësministrit të MPMS-së ky institucion është duke punuar edhe në reformimin e legjislacionit pensional.

Kurse, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini se këtë vit është shtuar numri i të lënduarve në punë dhe për këtë duhet të bëhet më shumë nga institucionet përgjegjëse.


Sipas tij Ligji i Punës dhe Kontrata Kolektive nuk po zbatohet, ndonëse inspektorët e thonë të kundërtën.

Besnik Muçaj nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka konsideruar se është momenti i fundit që të fuqizohen mekanizmat institucional për të rregulluar dhe  mbrojtur punëtorët.

Sipas tij shteti i Kosovës nuk i ka vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat që të respektohet kontratës së punës dhe sigurinë në punë.

Ndryshe, 'Kosova që duam' është platformë e përbashkët e shoqërive civile dhe ka për qëllim që të nxis të gjitha palët e interesit të punojnë bashkërisht për të siguruar që çdo qytetar i Kosovës gëzon të drejta të njeriut, siguri sociale, zhvillim ekonomik, kushte të mira për jetës dhe vende pune në një mjedis të shëndoshë./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress