Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 08:56

​Publikohet hulumtimi mbi degradimin e mjedisit nga industria nxjerrëse

Prishtinë | 12/07/2019 07:01

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese “Preportr”, e cila funksionon në kuadër të organizatës Çohu, sot organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Industria e shkatërrimit”.

Në konferencë do të prezantohen gjetjet e hulumtimit të cilat tregojnë për dëmet që po shkaktojnë kompanitë të cilat nxjerrin rërë, zhavorr dhe gur të fortë në Kosovë.

Përveç shifrave të licencave që janë lëshuar për të ushtruar këtë aktivitet, Çohu thotë se ka gjetur edhe të dhëna për veprimtaritë ilegale të cilat janë evidentuar ndër vite.

Në konferencë do të publikohen edhe emrat e kompanive që kryejnë këtë veprimtari e që kanë lidhje me partitë politike.

Në fund do të shfaqet edhe videoja e realizuar rreth këtij hulumtimi si dhe platforma online e cila pasqyron vizualisht licencat dhe rastet ilegale të nxjerrjes së rërës, zhavorrit dhe gurit të fortë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress