Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 10:18

​PSD: Njohja e Kosovës të jetë pjesë e strategjisë për zgjerim të BE-së

Prishtinë | 16/05/2018 19:54

Partia Socialdemokrate përmes një komunikate për media ka përshëndetur zhvillimin e Samitit të Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Sofje.

Ky samit, i pari i këtij lloji 15 vite pas samitit te Selanikut, është gjithashtu testi i parë serioz drejt realizimit të perspektivës së besueshme të zgjerimit dhe të thellimit të angazhimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor për të cilat u angazhua Komisioni Evropian në strategjinë e re për zgjerim. 

Sipas Partisë Socialdemokrate njohja e shtetësisë së Kosovës duhet të jetë pjesë e Strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Dialogu i dështuar i Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë është para së gjithash rezultat i keqpërdorimit dhe i keqorientimit të tij nga ana e kapësve të shtetit në Prishtinë dhe në Beograd, të cilët e kanë përdorur atë në shërbim të ruajtjes së pushtetit të tyre autoritar. Partia Socialdemokrate konsideron se ky dialog duhet të rimendohet dhe të përfshihet në kuadër të strategjisë së re për zgjerim, duke kushtëzuar negociatat për anëtarësim të shteteve të Ballkanit Perëndimor me njohjen e pavarësisë së Kosovës, e dëshmuar tashmë si faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon. Sovranizimi i Republikës së Kosovës është edhe interes gjeopolitik për ndërtimin dhe konsolidimin e një Evrope të bashkuar, kohezive, sociale dhe funksionale”, thuhet në njoftimin për media të PSD.

“Duke qenë më eurofilët e rajonit, qytetarët e Republikës së Kosovës janë sot njëkohësisht të vetmit në rajon që nuk e gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian. Mungesa e liberalizimit të vizave për Kosovën ka ndëshkuar qytetarët e saj, e jo politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar të Republikës sonë. Këtij izolimi duhet t’i jepet fund sa më parë, pavarësisht qëndrimeve të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian karshi pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress