Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:38

​Protestat në Kili, Presidenti kërkon falje dhe premton reforma sociale

| 23/10/2019 10:27

Presidenti kilian, Sebastina Pinera kërkoi falje për moskuptimin e situatës dramatike sociale ku ndodhet vendi i tij dhe shpalosi një sërë propozimesh për një agjendë të re sociale nacionale.

Një ndërrim toni i papritur ky i Presidentit ku vetëm dy ditë më parë ai u kishte deklaruar luftë personave që ndodheshin në rrugë dhe që këto 5 ditët e fundit të protestave kanë dëmtuar edhe institucionet në kryeqytetin Santiago.

Në një konferencë në Pallatin Moneda pas një takimi me me partitë politike, Pinera tha se ka dëgjuar popullin, dhe ka kuptuar se ka gabuar prandaj ka kërkuar që vendi t’i kthehet normalitetit. Por, opozita nuk pranon falje, ajo kërkon shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhje të përkohshme.

E gjitha filloi të premten e kaluar kur qeveria e tij vendosi të rrisë çmimin e metros në Santiago, dhe prej asaj dite protestohet pa ndërprerje.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress