Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 16.06.2019 07:48

​Promovohet në Prishtinë libri kushtuar presidentit Thaçi

Prishtinë | 13/06/2019 13:32

Është promovuar të enjten në Prishtinë libri "Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës", i autorit Jasques Baudouin. Ky libër tashmë është edhe në gjuhën shqipe.

Nuri Behxheti, recensent i librit tha se vëmendja më e madhe në këtë libër i kushtohet kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Hashim Thaçit.

"Kemi zgjedhur për ju një libër të veçantë që në qendër të vëmendjes ka një vend dhe personazh. Vëmendjen më të madhe në narracionin tonë ia kushton Kosovës personazhi kryesor, këtë meritë ia atribuon autori presidentit Hashim Thaçit”, tha ai.

Bexheti bëri të ditur se origjinali i këtij libri është i shkruar në gjuhën frenge, derisa tregoi edhe disa detaje të tjera.

Origjinali është i shkruar në gjuhën frënge. Libri është i ndarë në 20 kapituj voluminoz. Hynë në kategorinë e librave që lexohet për dy ditë e 1 natë. 153 kapituj, kjo shton interesimin dhe kureshtjen. Koha tregoi që ai pati të drejtë me mbështetësit e tij, në rrugën për liri", tha ai.

Autori sipas tij. sjell intriga, shantazhe, e shumëçka tjetër.

Profesori Ibrahim Gashi tha se autori i këtij libri në mënyrë kompetente hedh dritë mbi atë çfarë ka kaluar Kosova.

Daan Everts, ish- shef i misionit të OSBE-së tha se gjithmonë duhet kujtuar e kaluara në Kosovë.

"Është e jashtëzakonshme të jem në këtë ndërtesë unike. 20 vite më parë gjithçka ishte e shkatërruar nuk kishte profesorë e fakultete. Është kënaqësi të shoh se si kanë arritur të funksionalizohen. Është shumë me rëndësi që të shkruhet për atë kohë, të mos harrohet. Po ta shikosh Kosovës pas lufte dhe të krahasosh me ato tjerat që kanë dalë prej luftës, Kosova është shumë më mirë. Libri tregon detaje që as unë nuk i kam ditur", tha ai.

E autori i këtij libri, Jascques Baudouin tha se për të bërë një shtet të së drejtës, duhet të luftohet për të drejtën. Tha se këtë libër e ka bërë për lexuesin francez, për tu njohur me vuajtjet e shqiptarëve.

"Ju mund të pyetni se pse një francez ka dy vite që po shfaqet me këtë aventurë për të përshkruar këtë luftë, vuajtjet e një populli, unë në fakt nuk jam një historian. Një shkrimtar kërkon të kuptoj dhe kërkon të shohë se çka fshihet pas, kushtimisht prapa perdeve. Unë këtë libër e kam bërë për lexuesin francez, sepse e kanë një problem të vërtetë i harrojnë të gjitha. Thaçi është vizionar, mendon për fëmijët. Është shumë e rëndësishme për Evropën të ketë një pushtetas të atillë,  të cilin e duam apo jo, një pjesë e paqes në Evropë, është mbi Kosovën dhe nën kraharorin e z. Thaçi. Nuk është një kompliment falas që po ia atribuojë, por jam objektiv ", tha ai.

Shtoi  se Kosova është një vend i paqes dhe demokracisë./KosovaPress/ 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress