Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:34

​Prokuroria franceze kërkon ende informata nga Serbia për ekstradimin e Haradinajt

| 09/02/2017 18:02

Gjykata e Apelit shty vendimin për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn pasi që prokuroria ka kërkuar informata shtesë nga Serbia në lidhje me këtë rast.

Gjykata ka shtyrë vendimin për 2 mars ku pritet që të vendoset në lidhje me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

 Zëdhënësja e Gjykatës Sandra di Rosi ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se prokurori ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe precizimin e dokumenteve të caktuara si dhe informata shtesë për procedurën penale në Serbi.

 Ajo vuri në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet më 2 mars, dhe gjykata më e lartë ka tri opsione.

 “Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress