Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:19

    ​​Prokurorët amerikanë sekuestrojnë gjërat e Assange në ambasadën e Ekuadorit

    Prishtinë | 20/05/2019 22:59

    Prokurorët amerikanë sekuestruan sot çdo gjë që ishte e Julian Assange gjatë kohës që gjendej në ambasadën e Ekuadorit në Londër, njoftoi “Wikileaks”.

    Mes këtyre objekteve ka dokumente ligjore, pajisje elektronike dhe kartela klinike. Madje ka edhe dy dorëshkrime të Assange.

    Sipas “Wikileaks” avokatët e themeluesit të kësaj kompanie nuk u lejuan të jenë të pranishëm.

    Nga ana tjetër, avokatët pretendojnë se ky sekuestrim është i jashtëligjshëm.

    Assange u nxor nga ambasada e Ekuadorit në kryeqytetin britanik një muaj më parë dhe është duke vuajtur dënimin e 50 javëve burg të shkeljes së lirisë më kusht.

    Ndërsa në qershor do të përballet me kërkesën për ekstradim nga SHBA-ja./ATSH/

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress