Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:22

​Premtimet e kandidatit të LVV-së për kryetar të Leposaviqit

Prishtinë | 15/05/2019 19:26

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Fisnik Veseli, në premtimet e tij në fushatën elektorale, ka prezantuar 10 pika.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Për një zhvillim të mirëfillët në Komunën e Leposaviqit, i informoj qytetarët që unë, Fisnik Veseli, kandidoj për Kryetar në këtë Komunë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Zotohem se do të angazhohem për të jetësuar këto kërkesa të qytetarëve:

1. Rivitalizimi i plotë i Shkollës për nxënësit e fshatrave Bistricë, Cerajë, Koshtovë dhe sigurimi i transportit për nxënës dhe arsimtarë.

2. Sigurimi dhe rritja e subvencioneve për bujqësi.

3. Ndërtimi i pikës grumbulluese të prodhimeve blegtorale.

4. Sigurimi i prodhimit blegtoral dhe marrëveshja me komunën e Mitrovicës së jugut për furnizimin nga këto prodhime.

5. Lidhja me rrugë me asfalt midis Koshtovës dhe Cerajës dhe Bistricës.

6. Fillimi i programit për shujta për të gjithë nxënësit e klasave 1-5 në të gjithë shkollat e Komunës.

7. Konkurset publike për vende të punës, subvencione dhe mbështetje nga Komuna për qytetarët transparente dhe të drejta.

8. Ndarja e fondit dhe sigurimi për rindërtimin e shtëpive për banorët që u është mohuar e drejtë deri më tani.

9. Vizita sistematike shëndetësore për fëmijët në të gjithë shkollat e Komunës dhe kthimi i Ambulancës në Bistricë.

10. Publikimi dhe njoftimi qytetarëve me vendimet të Kuvendit Komunal, të Kryetarit të Komunës dhe drejtorive e Administratës komunale.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress