Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 04:43

​Pranvera Ejupi-Hajzeraj dhe Leonora Rrecaj i bashkohen AAK-së

Prishtinë | 23/08/2019 13:12

Dy anëtare të reja i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot i është bashkuar partisë së tij Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Kënaqësi ta mirëpres në familjen e madhe të AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me përvojë mbi 9 vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike. Përvoja e Pranverës, e cila ka karrierë sportive shumëvjeçare dhe kualifikim të lartë arsimor në Gjermani e Kosovë, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa anëtare tjetër e AAK-së nga sot është avokatja Leonora Rrecaj.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohes avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së”, shkruan Haradinaj./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress