Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:57

​​Pompeo: Së shpejti mirëpresim Maqedoninë e Veriut anëtar në NATO

Prishtinë | 23/10/2019 23:24

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mirëpriti sot miratimin nga Senati të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Aprovimi nga Senati i Shteteve të Bashkuara i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO thekson angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë trans-atlantike and përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO”, theksoi Pompeo.

“Ne mbështesim fuqishëm progresin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të ngushtë me komunitetin trans-Atlantik. Votimi i djeshëm riafirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut ndaj parimeve demokratike, shtetit të së drejtës, kontributit ndaj paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin. Ne mirëpresim së shpejti Maqedoninë e Veriut si vendin e 30 anëtarë të NATO-s”, tha ai./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress