Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 02:15

​Përurohet palestra sportive në shkollën ‘Ramë Bllaca”

Prishtinë | 11/09/2019 12:33

Në shkollën e mesme të ulët “Ramë Bllaca” të Suharekës sot është përuruar palestra sportive të cilën zyrtarë qeveritar vlerësuan lartë për rritjen e cilësisë në arsim në këtë trevë.

Me c’rast ministri  në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi theksoi se kjo palestër ia shton vlerën shkollës së Bllacës.

Ministri Bytyqi tha se pa dyshim që përtej përgatitjes së nxënësve që ka nevojë në edukimin e arsimit, është po aq e rëndësishme edhe çështja e rekreative që po i shtohet sot me sallën sportive.

“Kjo na bënë neve të obliguar që të krijojmë kushtet për të rinjtë tanë që ta zhvillojnë talentin e tyre. Unë tashmë jam i sigurt që këto kushte të cilat janë krijuar këtu në Bllacë, do të dalin shumë talentë të sporteve të ndryshme, femra dhe djem. Në këto kushte që janë krijuar sot në Bllacë, jam i sigurt që do të zbulohen talentë të rinj. Ne jemi të vendosur që të krijojmë kushte sa më të mira në Kosovë për të pasur një sistem arsimor në rrugë të mbarë”, theksoi Bytyqi.

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj,  tha se sot është një ditë me rëndësi, për arsye se infrastruktura është duke u rregullua për çdo ditë për të pasur arsim cilësor. Ai premtoi edhe salla tjera nëpër shkolla të kësaj komunës.

Muharremi po ashtu premtoi se ky fshat së shpejti do t’i ketë edhe dy parqe dhe dy fusha sportive për të rinjtë.

“Për mua sot është një ditë me rëndësi për arsye se infrastruktura shkollore është duke u zhvilluar cdo ditë për me krijua kushte më të mira dhe për me ngritë cilësinë në arsim. po ashtu është fat i mirë për nxënësit e shkollës që po përurojmë këtë sallë sportive për kushte më të mira për të rinjtë e Bllacës dhe besoj që do të vazhdojmë edhe me salla të tjera të komunës së Suharekës”, tha Muharremi.

 Drejtoresha e shkollës Sadije Lumi theksoi se kësaj shkolle kaherë i kanë munguar kushtet sportive, ndërsa nga sot nxënësit tonë do ta kenë një palestër sportive moderne.

“Nga sot nxënësit tonë do ta kenë një palestër moderne që të kenë mundësi të zhvillohen dhe të jenë dhe të jenë përkrah shumë sportistëve kosovarë gjithandej që sot na bëjnë krenar të gjithëve”, theksoi Lumi. Financimin e ndërtimit të kësaj palestre e ka financuar Ministria e Arsimit. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress