Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.10.2018 04:58

​Përfundon takimi në VV, s’ka deklarime për media

Prishtinë | 10/01/2018 20:00

Ka përfunduar takimi në selinë e Lëvizjes Vetëvendosjes ndërmjet zyrtarëve të kësaj partie dhe dy zyrtarëve të lartë evropianë nga Franca dhe Gjermania, pas të cilit nuk ka pasur deklarime për media.

I dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme,  Christian Hellbach dhe shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane,  Thomas Bertin kishin arritur sonte më herët në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të biseduar me udhëheqësit e kësaj partie, ndërkohë që edhe para takimit nuk janë deklaruar për media.


Më herët është thënë se vizita e dy zyrtarëve evropianë zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ata do të takohen me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrin e Kosovës, si dhe me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile./KosovaPress/ 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress