Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 25.04.2019 08:52

​Përfundon ngujimi i studentëve në Fakultetin Juridik

Prishtinë | 11/02/2019 23:39

Mbrëmjen e sotme ka përfunduar ngujimi i studentëve të Fakultetit Juridik.

Prej më tepër se një muaji, një grup studentësh të Juridikut vijuan protestën në mjediset e brendshme të fakultetit, duke mos lejuar zhvillimin e mësimit.

Ngujimi i grupit të studentëve brenda fakultetit u vu përballë pjesës tjetër të studentëve, që donin t’i riktheheshin mësimit.

Për të shmangur vazhdimin e përplasjes mes studentëve, dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha kërkoi nga Ministria e Arsimit gjetjen e mjediseve të tjera, që studentët të vijonin studimet.

Në dispozicion të Fakultetit Juridik u vunë mjediset e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku prej dy javësh studentët ndoqën leksionet dhe seminaret aty./Top Channel/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress