Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 07:50

​Për Jahjagën, Sali Berisha është kryeministër

Prishtinë | 10/06/2019 16:50

Ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjga sot në një konferencë për media ka dhënë detajet e organizimit të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Jahjaga e cila gjatë mandatit të saj si presidente, është njohur edhe për shumë gabime në të folur gjatë paraqitjeve të saj publike.

Jahjaga është pyetur nga gazetarët nëse në  mesin e të ftuarve është edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Jahjaga konfirmon se edhe Berisha është i ftuar në këtë organizim, por se i referohet si kryeministër.


‘Për të gjithë vendet e rajonit, domethënë duke përfshirë kryeministrin Berisha janë në kuadër të kësaj (këtyre) listave të ftesave”, u shpreh Jahjaga.

Kujtojmë se përveç kritikave për artikulimin e Jahjagës në gjuhën shqipe, ish- presidentja është vlerësuar pozitivisht gjatë paraqitjeve të saj kur fliste në gjuhën angleze./KosovaPress/



Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress