Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:16

    ​Pendarovski nënshkruan ligjet e refuzuara nga Ivanov

    Shkup | 21/05/2019 17:10

    Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, nënshkroi sot dekretet e 21 ligjeve të cilat nuk u firmosën nga ish-presidenti George Ivanov.

    Nga kabineti presidencial njoftojnë se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emri e ri të shtetit u refuzuan nga ish-presidenti.

    Në kumtesën e dërguar nga presidenca thuhet se “presidenti Pendarovski vlerëson që këto ligje dhe zbatimi i tyre janë në interes vital për qytetarët e vendit”./AlsatM/

    Loading...

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress