Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 11:40

​PE mbështet Christine Lagarde si presidente të BQE-së

Prishtinë | 17/09/2019 17:35

Parlamenti Evropian mbështeti sot zgjedhjen e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Në një votim të fshehtë, 394 deputetë të BE-së votuan pro, 206 kundër dhe 49 abstenuan.

Emërimi i Lagarde do të konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit e BE-së në samitin e tyre të ardhshëm, në datat 17-18 tetor.

Lagarde u emërua në korrik për të pasuar postin e shefit të BQE-së, Mario Draghi, si pjesë e një pakete të emërimeve të larta në BE.

Ajo do të jetë gruaja e parë që do të marrë këtë post.

Detyra kryesore e BQE është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në eurozonë. Për këtë synim, kërkon të ruhet inflacioni në më pak se 2%. Inflacioni ka qenë duke u ulur ndjeshëm për disa muaj./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress