Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 09:48

​PDK nis zgjedhjet e brendshme, Kadri Veselin e quajnë kryeministër të ardhshëm

Prishtinë | 10/10/2018 19:23

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur procesin e zgjedhjeve të brendshme. U tha se kjo parti ofron mundësi për të gjithë që duan të punojnë. Ndërkohë ata që folën, Kadri Veselin e quajtën kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Sipas tyre, 20 mijë të rinj janë anëtarësuar në këtë parti për vetëm pak muaj. Ndërkohë, Veseli dërgoi një mesazh atyre që kanë braktisur këtë parti dhe foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Në konventën e kësaj partie ku u bë hapja e zgjedhjeve të brendshme, ku edhe shënohet 19-vjetori i themelimit të PDK-së, e falënderuan presidentin aktual Hashim Thaçin, ish-kryetarin e kësaj partie, për punën e bërë dhe thanë se zgjedhjet do të jenë demokratike.

Konventën e hapi Hajredin Kuqi në emër të kryesisë së PDK-së, ku tha se partia është themeluar nga burrat dhe gratë më të mira të vendit, nga prijës të luftës dhe lirisë e edhe nga intelektualët, me qëllim të demokratizimit të Kosovës.

Ai ka falënderuar të gjitha, madje edhe kundërshtarët duke thënë se u ndihmuan që të ecin para.

Tha se PDK është pjekur nga gabimet e të tjerëve dhe të sajat dhe se sipas tij, i dinë kërkesat e popullit dhe kanë punuar e punojnë për to.

Ai tha se PDK-në e sheh si Prishtinë që është kryeqytet, PDK-ja sipas tij, është kryepartia e Republikës së Kosovës.

Dekadën e Re, ai dhe të tjerët e quajtën bashkëdyzim i përvojave së kaluar dhe energjive të reja. Ndërkohë tha se zgjedhjet në PDK janë zgjedhje për të ardhmen e vendit.

Ndërsa, Valdete Idrizi që ishte kandidate për kryetare e komunës së Mitrovicës nga radhët e kësaj partie, tha se nuk e kishte pranuar lehtë ftesën që të jetë pjesë në këtë parti.

Idrizi shpjegoi gjatë punët që ka bërë paraprakisht në jetë, e tha se PDK i ofroi mundësi dhe hapësirë asaj dhe gjithë atyre që duan të punojnë.

Sipas saj, PDK respekton mendimin ndryshe.

Ndërsa, tashmë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Uran Ismaili tha se nuk dyshuar asnjëherë se një grup i vogël e i përkushtuar, ia del të arrijë gjëra të mëdha.

Foli edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij, janë krenaria e të gjithëve.

Kreu aktual i kësaj partie, Kadri Veseli tha se kanë qenë të sulmuar nga shumëkush, edhe nga të mirët e edhe nga ata që asgjë nuk kanë bërë për vendin.

Ai ka deklaruar se dëmtimi më i madh që po i bëhet vendit është korrupsioni dhe premtoi se do e luftojnë. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress