Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 25.05.2017 06:27

​PDK e LDK hezitojnë t’i publikojnë listat e kandidatëve

Prishtinë | 20/05/2017 01:36

Edhe pse PDK dhe LDK kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, këto dy parti po hezitojnë që t’i bëjnë publik emrat e kandidatëve të tyre.

Derisa Sami Hamiti nga LDK ka thënë se lista do të bëhet publike nga partia, nga PDK nuk janë deklaruar fare për këtë çështje.

Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një listë jo e plotë me emrat e mundshëm të kandidatëve të PDK-së, raporton KosovaPress.

Deri më tani janë publikuar emrat e kandidatëve nga Vetëvendosje, AAK, Nisma dhe Fjala. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress