Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 14.12.2018 07:45

​​Pas shkarkimit, Tillerson flet për Korenë e Veriut

Prishtinë | 13/03/2018 21:06

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, shkarkimi i të cilit u njoftua sot në mëngjes nga presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut ka dhënë frutet e saj përtej pritshmërive.

Tillerson i cili do të jetë shef i diplomacisë amerikane deri më 31 mars, numëroi disa arritje, duke filluar nga Koreja e Veriut.

“Duke punuar me aleatët tanë, ne kemi tejkaluar pritshmëritë e të gjithë botës me fushatën e presionit mbi Korenë e Veriut”, tha ai.

Donald Trump dhe kreu koreanoverior, Kim Jong Un pritet të takohen në fund të majit./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress