Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.07.2019 03:34

​Pas Haradinajt, edhe Ministri Shala kërkon masa për tenderin e AQP-së

Prishtinë | 19/01/2019 13:57

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka quajtur të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe ekonominë, favorizimin e disa produkteve serbe në tenderin publik të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).

“Është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin, me ekonominë e lirë dhe në kundërshtim të plotë me politikat e qeverisë për përkrahje të prodhimit vendor një favorizim i tillë i disa produkteve serbe nga AQP, duke eliminuar qysh në start prodhimet tona vendore.  Si ministër i MTI-së ftoj organet kompetente, po ashtu organet e drejtësisë të marrin masat e duhura për këtë veprim, që për mua është i papranueshëm”, ka shkruar Shala, përcjell KosovaPress.

LEXO EDHE:  Haradinaj paralajmëron procedurë penale për tenderin e shpallur nga AQP-ja.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress