Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 23.03.2017 11:11

​Pas borës, era e fortë shkakton dëme të mëdha në Britani

| 11/01/2017 16:42

Përveç borës e ngricave, Britania tashmë po përballet edhe me erën e fuqishme, e cila ka shkaktuar probleme të shumta

Me mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike, shumë fluturime ajrore janë anuluar, pemë të rrëzuara mbi automjete e mure të shembura, është tabloja e krijuar nga era më shumë se 125 kilometra në orë. 

Një urë pranë Edinburgut është mbyllur pasi një kamion u aksidentua si pasojë e stuhisë së fuqishme. Era e forta ka shkaktuar dëme të shumta, por fatmirësisht deri tani nuk ka persona të lënduar.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress