Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:50

​Partia Fjala kërkon që të ndalohet organizimi i Paradës së Krenarisë në Kosovë

Prishtinë | 10/10/2019 10:37

Partia Fjala ka reaguar ndaj paradës së krenarisë që do të mbahet sot në Prishtinë nga komuniteti LGBTI, duke e quajtur të turpshëm një organizim të tillë. Përmes një komunikate Fjala ka kërkuar që institucionet përgjegjëse t’i ndalojnë promovimet e tilla që në të ardhmen mos të ketë organizime të tilla.

Në një komunikatë për media të këtij subjekti politik thuhet se kjo paradë e organizuar nga komuniteti LGBT nuk paraqet fare elemente të krenarisë, paradë e turpit dhe si e tillë nuk duhet të organizohet fare në Kosovë.

“Ne Partia FJALA jemi parti konservatore. Edhe ne ashtu sikur edhe partitë tjera konservatore në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në botë jemi kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë. Ne sikur edhe gjithë partitë konservatore nëpër botë, konsiderojmë se homoseksualizmi, lezbizmi dhe martesat e tyre mes veti rrezikojnë popullin dhe shtetin tonë. Populli ynë dhe shteti jonë Kosova në vitet e pasluftës është duke u përballur me rënie të numrit të popullsisë. Komuniteti LGBT do ta fundos edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë, ngase nuk kanë mundësi të lindin fëmijë. Kështu komuniteti LGBT do ta vret edhe më shumë popullin dhe shtetin tonë”, thuhet në këtë komunikatë.

Tutje, partia Fjala thekson se edhe komuniteti LGBTI i ka drejtat e veta, porse sipas tyre nuk është e rrugës që ata të dalin e të promovohen nëpër sheshe, të promovojnë si vlerë diçka të pavlershme, diçka të pazakontë.

“Kjo nënkupton ngacmim të pjesës së madhe të shoqërisë, diçka që bie ndesh me traditën, kulturën, të kaluarën, fetaren e kombëtaren tonë! Në Kosovën e Adem Jasharit, Mulla Idriz Gjilanit, Ymer Prizrenit e Haxhi Zekës të kemi këso parada e javë të krenarisë është non sens dhe jashtë çdo parashkimi që heronjtë e këtij vendi kanë mundur ta imagjinojnë. Ne e kundërshtojmë këtë paradë dhe kërkojmë që institucionet përgjegjëse që t'i ndalojnë promovimet e tilla dhe në të ardhmen mos të kemi organizime të ngjashme... Ne FJALA kërkojmë që Institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht Kryeministri dhe Kryetari i Prishtinës ta ndalojnë këtë paradë... Dalja e tyre në rrugë përmes paradës është provokim dhe ofendim për gjeneratat e reja në veçanti dhe popullin e Kosovës në përgjithësi.

Ngase parada e komunitetit LGBT është fyerje për popullin tonë dhe shtetin tonë. Kjo paradë shkelë kulturën dhe traditën tonë. Kjo paradë shkelë mbi gjakun e dëshmorëve të cilët u flijuan për popullin dhe shtetin tonë”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress