Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:09

​​Parlamenti Evropian kërkon arsye për shtyrjen e Brexit-it

Prishtinë | 18/09/2019 18:27

Shumica e deputetëve evropianë kërkuan arsye dhe një objektiv të vlefshëm, për të pranuar një shtyrje të mundshme të afatit të Brexit-it, i planifikuar për 31 tetor.

Parlamenti britanik miratoi një ligj në fillim të shtatorit, duke e detyruar qeverinë britanike të kërkojë një shtyrje të afatit të Brexit-it, për të shmangur një ndarje brutale pa marrëveshje, gjë që kryeministri Boris Johnson nuk pranon ta bëjë, tani për tani.

Në një projektligj të miratuar me 544 vota (126 vota kundër, 38 abstenime), Parlamenti Evropian i mbledhur në seancë plenare në Strasburg miratoi për herë të parë qëndrimin e tij për ndarjen e Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian që nga fillimi i legjislaturës së re në maj.

“Nëse Mbretëria e Madhe tërhiqet nga Bashkimi pa marrëveshje, kjo do të ishte plotësisht përgjegjësi e qeverisë britanike”, njoftoi Parlamenti Evropian.

Çdo marrëveshje e re mes Londrës dhe Brukselit do të duhet të marrë miratimin e Parlamentit Evropian para se të hyjë në fuqi./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress