Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:01

​Parashihen sulme terroriste në Shqipëri, ambasada demanton

Prishtinë | 22/03/2018 17:51

Zyrtarët e huaj që qëndrojnë me punë në Shqipëri, janë paralajmëruar sot për një sulm të mundshëm terrorist.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, zyrtarëve të huaj që qëndrojnë me punë në Shqipëri, u është kërkuar me anë të njw njoftimi nwpwrmjet emailit, që në fund javë të largohen nga Shqipëria, për shkak tw rrezikut nga sulmet terroriste. Po ashtu, ata janë udhëzuar që mos t’i vizitojnë qendrat tregtare dhe vendet publike. 

Po ashtu, e-maili elektronik është kërkuar të jetë konfidencial.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë për KosovaPress se kjo është gënjeshtër, sepse autoritetet e Shqipërisë nuk kanë këso informacionesh.

“Jo, kjo është gënjeshtër, sepse po të kishte ndonjë gjë të tillë do ta dinim ne. Me të vërtet ne nuk kemi asnjë informacion për ndonjë sulm terroristë në Shqipëri gjatë fund javës”, ka thënë Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi ka shtuar se nuk ka ndonjë rrezik për qytetarët e huaj dhe punonjësit e shteteve tjera në Shqipëri./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress