Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:56

​Pacolli: Vetëm kur pranohet e vërteta, paqja mund të jetë e qëndrueshme

Prishtinë | 15/04/2019 19:07

Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ka thënë se askush më shumë se sa SHBA si mik i përjetshëm i Kosovës, nuk solidarizohet me vuajtjet e personave që përjetuan tmerret e luftës në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se e vërteta e asaj kohe, qëndron mbi çfarëdo shtrembërime të kohës.

“Vetëm kur të pranohet e vërteta, ne mund të besojmë thellë se paqja e qëndrueshme, i ka zënë vendin tendencave traumatike”, shkruan Pacolli.

Komentet e kreut të diplomacisë kosovare vijnë pasi Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga lufta në Kosovë.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress