Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:13

​Pacolli: Kriminelët shëtisin ende në liri, bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon

Prishtinë | 16/05/2019 17:41

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se mos reagimi ndërkombëtar ndaj Serbisë për krime lufte në Kosovë, Kroaci e Bosnjë ka bërë që kriminelët serbë të mos dalin para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Postimi i plotë në Facebook

Kriminelët monstruoz, ushtarë, paramilitar, civil serb, bënin aktet më çnjerëzore ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ata nuk mjaftoheshin me shfrenimin shtazarak në kryerjen e akteve kriminale, por detyronin që aktet e tyre të dëshmoheshin nga familjarët më të afërt të viktimave.

Çmenduria e tyre shkonte deri aty që kriminelët siguroheshin që monstruoziteti i tyre të ruhej me pamje e zë. Duke dashur të na dehumanizojnë, këta kriminelë dëshmuan që janë monstrumë e monstrouz. 

E keqja më e madhe ndaj njerëzimit dhe botës perëndimore, është se këta kriminelë shëtisin ende në liri. 

Kjo nuk do të ndodhte, sikur komuniteti ndërkombëtar të mbante shtetin serb përgjegjës për krimet në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e Kosovë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress