Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:06

​Pacolli: I dënoj deklaratat ultra nacionaliste nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda

Prishtinë | 09/10/2019 21:09

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka deklaruar se futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit.

Postimi i Pacollit në Facebook:

I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t'i japin fund provokimeve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress