Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:51

​Pacolli: AKR-ja bashkë me Nismën do të mbesim në opozitë

Prishtinë | 20/11/2019 23:27

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk beson që mund të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila mund të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë me asnjë lider partiak nuk kam pasur raporte të këqija, po ashtu edhe me zotin Kurti kam respekt. Por sa i përket bashkëpunimit politik nuk jam i sigurt se do të ndodhë. Unë besoj që LDK dhe Vetëvendosje kanë mjaft numra e partenrë për të qeverisur. Ashtu si e shoh unë, AKR-ja bashkë me Nismën do të mbesim në opozitë. Nuk kam pasur ofertë dhe nuk pres të kem, por sidoqoftë jam aty”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka thënë se verdikti i qytetarëve duhet të respektohet.

“Kam qenë pjesë e qeverisë dhe unë e shoh një ndëshkim nga qytetarët për qeverinë e kaluar. Jam pjesë e saj dhe ky ndëshkim më ka konsideruar edhe mua. Është e vështirë të them po do të jem pjesë e qeverisë. nëse qytetari ka vendosë ndryshe, duhet ta kuptojmë qytetarin dhe të jemi në opozitë dhe nga aty të kontribuojmë”, ka thënë Pacolli.

Ai e sheh të vështirë bashkëjetesën me partinë Nisma Socialdemokrate.

“Ideologikisht me Nismën jemi ndryshe, njëra e majtë e tjetra e djathtë, do të ishte e vështirë që të bashkëjetojnë bashkë”, ka thënë Pacolli.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress