Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:42

​Osmani: Dallon propozim-rezoluta për gjenocidin dhe platforma për dialogun

Prishtinë | 16/05/2019 17:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme, ka thënë se propozim rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë dhe platforma për dialogun janë në kundërshtim me njëra-tjetrën, andaj propozoi që nëpërmjet kësaj rezolute të amandamentohet çdo dokument tjetër zyrtar i Republikës së Kosovës sa i përket kualifikimeve të krimit të kryera në Kosovë.

Osmani ka thënë se para 1 apo dy muajve është miratuar platforma për dialogun, ku thuhet se ky është qëndrimi i vetëm dhe se krimi i vetëm që është bërë janë krime lufte dhe shkelje të së drejtës humanitare, gjë që do të duhej të futej edhe gjenocidi dhe krimet kundër njerizimit.

“Nëqoftë se një dokument i Kuvendit të Kosovës, i propozuar nga Qeveria i miratuar në këtë kuvend me 62 deputetë e mohon gjenocidin dhe krimet kundër njerizimit, dhe aty shkruan se ky është qëndrimi i vetëm zyrtar i Republikës së Kosovës, kurse, sot para nesh e kemi projekt-rezolutën e cila me të drejt dhe në mënyrë të shkëlqyeshme trajton edhe gjenocidin, edhe krimet e luftës, pyetja ime është si mund ta eliminojmë këtë kolizion sepse rezoluta juridikisht është dokument më i dobët se sa platforma që e keni miratuar në të cilën nuk përmendet as gjenocidi  dhe krimet kundër njerizimit, përkundër insistimit tonë “, ka thënë ajo.

Ajo pati edhe një propozim.

“Propozimi im do të ishte ky qenë tekstin e kësaj rezolute, të shtohet që nëpërmjet kësaj rezolute, edhe pse administrata mundet të tregoj nëse është e mundshme, amandamentohet edhe pjesa në çdo dokument zyrtar të Republikës së Kosovës dhe amandamentohet çdo dokument tjetër zyrtar i Republikës së Kosovës sa i përket kualifikimeve të  krimit të kryera në Kosovë, sepse për ndryshe të jeni të sigurt që rezoluta që e miratojmë sot do të jetë vetëm llaf, e llafe qytetarët e Kosovës kanë pasur mjaft”, tha ai.

Ajo shtoi se nuk mundet që këtu të miratohet një dokument dhe në Bruksel të shkohet me një dokument tjetër./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress