Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:04

​Opozita në Serbi bojkoton Parlamentin

Prishtinë | 11/02/2019 21:11

Partitë opozitare në Serbi njoftuan se kanë bojkotuar Parlamentin, në shenjë solidariteti me valën e protestave kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Aleanca për Serbinë, grup i partive opozitare, tha të hënën se ligjvënësit e saj nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare derisa kërkesat e protestuesve nuk përmbushen dhe “derisa nuk krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta”.

Në Beograd dhe qytete të tjera, qindra-mijëra qytetarë po protestojnë kundër pushtetit. Protestat kanë nisur qysh në muajin dhjetor.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit dhe zgjedhje të parakohshme, duke e akuzuar presidentin për ngufatje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe kontrollim të medias.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress