Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.10.2019 10:17

​Opozita e gatshme për koalicione parazgjedhore, PDK thotë se nuk frikësohet

Prishtinë | 14/08/2019 14:03

LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë të gatshme edhe për koalicion parazgjedhor në rast se partitë tjera parlamentare do të veprojnë njëjtë para se të shkojnë në zgjedhje, por preferojnë që të kandidojnë të vetme për të parë përkrahjen e qytetarëve të Kosovës. Këtij koalicioni të mundshëm PDK thotë se nuk i frikësohet dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti. Qëndrim të njëjtë ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike të Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të shkojë e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicion parazgjedhor, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke nënkuptuar - Vetëvendosjen.

Megjithatë, Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

Për këtë u pajtua edhe deputetja nga Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Ajo gjatë debatit me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?" të organizuar nga Kolegji RIINVEST, tha se tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme.

Në rast të koalicionit parazgjedhor, Haxhiu ka treguar se kush do të jetë bartësi i listës.

Mes tjerash, Haxhiu deklaroi se dorëheqja e Haradinajt nuk ka ardhur për shkak të ftesës që ka pranuar nga Gjykata Speciale.

Ajo tha se Vetëvendosje e ka kundërshtuar datën 22 gusht për shpërndarje të Kuvendit, pasi sipas saj, partitë që janë kundër këtyre zgjedhjeve edhe mund të përfitojnë gjatë kësaj kohe për të bërë kalkulime.

E, Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se kjo parti  është deklaruar që nuk është për harrnim të Qeverisë, por për mbajtje të zgjedhjeve.

Megjithatë, ajo tha se ka pritur korrektësi nga Haradinaj, si partner i koalicionit.

Deliu-Kodra nuk la pa komentuar edhe takimin në mes kryetarit të LDK-së,  Isa Mustafa me atë të VV-së, Albin Kurti.

E quajti të çuditshëm një koalicion të tillë, derisa sipas saj, kohë më parë këto dy parti kanë pasur debat të ashpër, e sot shtrëngojnë duart duke pirë kafe.

Në këtë debat, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë edhe për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, megjithatë tha se nuk kanë vije të kuqe, sepse në të kundërtën deklarata të tilla, siç tha ai, i demanton koha.

Ai pati fjalë të mira për PSD-në, duke nënkuptuar kështu, koalicion të mundshëm edhe me këtë parti politike.

Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk është në rregull të thuhet që do të garojmë të vetme në zgjedhje, e të takohen çdo ditë për koalicione të mundshme.

Tha se ftesa e Speciales për Ramush Haradinajn ka qenë befasi edhe për vet atë, për çka tha se nuk duhet t’iu mbetet hatri partnerëve të koalicionit që nuk i ka lajmëruar më herët për dorëheqjen./Sh.Pajaziti

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress