Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:10

​​Opozita: Demarkacioni do të kundërshtohet fuqishëm, ‘dostat’ e Mustafës ia huqën

Prishtinë | 24/02/2017 11:47

Pas prezantimit të raportit final ngaKomisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, gjasat janë që në fillim të muajit të ardhshëm të mblidhen deputetët për ta votuar në Kuvend këtë shënjim të kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi. Por, opozita dhe disa nga deputetët e pozitës vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e njëjta që tregojnë për kundërshti me këtë raport, njëjtë si edhe atë të Komisionit të mëparshëm qeveritarë. Partitë opozitare thonë se kundërshtia që do të marri Qeveria në rast se e sjell në Kuvend votimin për demarkacionin, do të jetë edhe më e fuqishme politikisht, duke mos përjashtuar edhe protestat e qytetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të kaloj assesi ky raport, i cili është shumë i dëmshëm për vendin. Sipas tyre, me matjet e bëra nga dy Komisionet e Qeverisë tregohet qartë se Kosova humb territor, dhe kjo nuk mund të falet. Deputetja e VV-së Donika Kadaj-Bujupi thotë se nuk mund ta pranojnë si të saktë një raport që vjen nga një komision i improvizuar.

Megjithatë, kundërshtitë që mund të organizoj e shfaq VV, deputetja Kadaj-Bujupi na parapëlqen t’i deklaroi. Ajo thotë se metodat që do të përdorin për ta bllokuar këtë proces do t’i shihni në Kuvend, dhe jo vetëm, ngase ajo thotë se nuk do të përjashtohen as protestat qytetare.

“Do të jemi më të vendosur se asnjëherë më parë. Nuk do të flas për metodat. Por po e ritheksoj se ekziston vendosmëria për ta mbrojtur territorin nga kjo përpjekje që t’i falet Malit të Zi një pjesë e çmuar e territorit tonë. Procesi do të hasë në një kundërshti dhe vendosmëri të fuqishme nga ana e deputetëve të VV-së por dhe të aktivistëve dhe qytetarëve të Republikës. Ju po e shihni se të gjithë zërat që vijnë prej banorëve deri tek ekspertët dhe gjeografët, profesorët e nderuar, të gjithë ata zëra profesionist dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, konfirmojnë se ne jemi në anën e drejtë dhe se ky version në asnjë formë dhe asnjë mënyrë nuk mund të lejohet që të kaloj”, tha ajo.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se AAK vazhdon fuqishëm ta kundërshtoj ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke mos përjashtuar as protestat.

    

Ndërsa sa i përket formave të kundërshtimit, Lekaj përjashton përdorimin e gazit lotsjellës. Ai thotë se demarkacioni nuk ka gjasë të kaloi, pasi që ai po kundërshtohet në numër të madh edhe nga vetë deputetët e pozitës.

“Ne sa i përket gazit, gazi e ka bërë efektin e vet dhe se nuk ka më nevojë të përdoret. Sepse nuk kemi mundur që më tutje ta shtyjmë. Ne mendojmë që veprimet tjera janë si opsion dhe mendoj që edhe deputetët e pozitës ata që kanë vendosur për të votuar kundër, nuk kanë ndryshuar mendjen dhe kështu që nuk ka gjasë teorike për tu votuar ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi”, tha ai.

Njëri nga deputetët e PDK-së, Shaip Muja, i cili është deklaruar vazhdimisht kundër demarkacionit me Malin e Zi të prezantuar nga dy Komisionet, thotë se mbetet prapa qëndrimit të tij të deritanishëm.

“Qëndrimet e mija së bashku me propozimet se si të dilet nga kjo krizë, janë publike. Kur të jenë të gatshëm liderët të bisedojmë për propozimin tim dhe te bashkëpunëtoreve, mundemi të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje. Çdo orvatje tjetër është vetëm një shfaqje teatrale pa epilog, ku monologojnë palët pa asnjë rezultat”, tha Muja.

Përndryshe, kundërshtitë për draft-raportin e publikuar nga Komisioni qeveritarë për matjen e territorit, sot e kanë argumentuar edhe Grupi i ekspertëve të pavarur. Ata thonë se matja e territorit dhe shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi tregon për humbje të tokave tona. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress