Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.10.2017 03:08

​OKB kërcënon me sanksione të reja Korenë Veriore

Nju Jork | 20/04/2017 21:06

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të enjten, dënoi ashpër testin e fundit të raketës të Koresë Veriore dhe kërcënoi për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Pjong-jangut për sjelljen e saj destabilizuese.

Në një qëndrim unanim, këshilli kërkoi nga Koreja Veriore “të mos bëjë teste të tjera nukleare” dhe tha se “aktivitetet ilegale të raketave” të Pjong-jangut janë “duke rritur dukshëm tensionet në rajon dhe më gjer”, transmeton AFP.

Këshilli kërcënoi se do të ndërmarrë masa të mëtejme të rëndësishme përfshirë edhe sanksionet, për të adresuar krizën e lansimit të raketës së Koresë Veriore, transmeton KosovaPress.

Draft-dokumenti i SHBA-ve është pajtuar pasi Rusia insistoi që në tekstin final të futet edhe termi zgjidhja paqësore “përmes dialogut”.

Sidoqoftë, Petr Ilichev, diplomat rus, mohoi se pala ruse ka bllokuar draft-dokumentin.

Qëndrimet e Këshillit kërkojnë konsensus në mesin e të gjitha 15 vendeve anëtare.

Ndryshe, Pjong-jangu po kërkon zhvillimin e një rakete me kapacitete të rangut të gjatë, e aftë për të goditur SHBA-të.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress