Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:33

​OKB: 2019 mes tre viteve më të nxehta që prej 1850

| 03/12/2019 12:40

Viti 2019, me pjesën e zjarreve në pyje, thatësirën, nxehtësinë do të jetë një prej tre viteve më të nxehta të regjistruara që prej 1850 dhe fundi i një dekade nxehtësie të jashtëzakonshme, njoftoi sot OKB me rastin e COP25 në Madrid.

Nga muaji janar në tetor, temperatura mesatare botërore ka qenë më e lartë me rreth 1,1 gradë Celsius në raport me periudhën 1850-1900″, theksoi Organizata Meteorologjike Botërore duke e bërë  vitin 2019 të dytin apo të tretin vit më të nxehtë pas vitit 2016, shënuar nga fenomeni El Ninjo.

“Dekada 2010-2019 është sigurisht më e nxehta e regjistruar ndonjëherë”, vijon i njëjti burim.

“Viti 2019 do të renditet i dyti apo i treti në vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, që prej 1850, datë kur filluar edhe zbulimet e vazhdueshme të temperaturave.

“Viti 2016, që filloi me një episod  El Nino me një intensitet jashtëzakonisht të fortë, mbetet viti më i nxehtë”, theksoi OMB.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress