Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:13

    ​Obiliqi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit

    Prishtinë | 21/05/2019 14:31

    Komuna e Obiliqit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në realizimin e projekteve në fushën e ambientit.

    Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe ministri Fatmir Matoshi.

    Në këtë memorandum përfshihet realizimi i projekteve si ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit të fshatit Breznicë-Kozaricë-Obiliq, pastaj pastrimi i lumenjve, proçkave dhe kanaleve në Obiliq dhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjtëve.

    Vlera e realizimit të këtyre projekteve në total është 250 mijë euro.

    Pas nënshkrimit të memorandumeve, Gashi falënderoi ministrin Matoshi për përkrahjen në vazhdimësi në realizimin e projekteve për komunën e Obiliqit.

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress